Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku 52-vjeçari shqiptar i dha fund jetës duke u vetëvarur në kangjellat e një prej shkollave të mesme të Mystras.
52 vjeçari u gjet i pajetë nga një grup nxënësish të cilët teksa po luanin në oborrin e shkollës pikasën edhe trupin e shqiptarit i cili ishte i vetëvarur mbi kangjella. Ishte ora 18:00 kur fëmijët panë 52-vjeçarin të varur në kangjellat e shkollës dhe lajmëruan menjëherë prindërit e tyre.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e personit, si dhe policia e cila po heton ngjarjen.
Siç ka rezultuar deri më tani nga hetimet 52-vjeçari kishte ndërmarrë këtë akt të rëndë duke i dhënë fund jetës pasi ai kishte probleme të rënda piskologjike.
“Familja e tij nuk dinte asgjë edhe pse jetonte afër. Nga sa thonë ata që i njohin, ai kishte probleme serioze psikologjike prej shumë kohësh”, tha për protothema.gr një banor i zonës, i cili ishte i pari që pa nxënësit e shkollës të tronditur pasi kishin parë aktin e vetëvrasjes.