U vetëaksidentua, sipërmarrësi shqiptar dëbohet nga Zvicra: Rrezikoi jetën e vajzës që e shoqëronte

Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një 29-vjeçar nga Kosova të dëbohet nga vendi, pasi ka shkaktuar një vetaksident të rëndë në Liestal në shtator të vitit 2018, duke vënë në rrezik jetën e një vajze që e shoqëronte.

Prokuroria Publike nuk kishte kërkuar dëbimin e kosovarit të akuzuar. Ajo e ngarkonte atë për rrezikim jete me rastin e aksidentit të rëndë që ai kishte shkaktuar në shtator të vitit 2018. Kjo është një “vepër katalogu”, me të cilën kërkohet dëbimi në vendin e prejardhjes, i personave me shtetësi të huaj.

Por prokuroria, në rastin konkret ka pasur konsideratë për të akuzuarin, duke e përshkruar si “rast të rëndë”. Sipërmarrësi i ri, tregtar makinash, jeton në Zvicër që kur ishte tre vjeç dhe është i integruar mirë, thotë prokuroria.

Ndërkaq, Gjykata Penale e Bazelit kur ka marrë vendimin të hënën, e ka parë ndryshe këtë rrethanë dhe ka urdhëruar dëbimin pesëvjeçar të kosovarit nga vendi.


Shtuar 20.07.2021 22:50