U tremb nga policia italiane, i riu shqiptar gëlltit pakon me kokainë në përpjekje për të shpëtuar dhe bëhet për spital

Një shtetas shqiptar në Itali, në tentativë për t’ju shmangur kontrollit policor, ka gëlltitur një pako me kokainë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit, por është publikuar ditën e sotme nga mediat italiane.

Sipas burimeve nga mediat italiane, agjentët e Policisë së Komisariatit të Spoletos në Italia kanë arrestuar të riun shqiptar, i cili është transportuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Dinamika e ngjarjes nisi pasi efektivët e policisë gjatë patrullimeve në Pontebari, një zonë e frekuentuar kryesisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, kanë vënë re një të ri, të identifikuar më pas si shtetas

Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje.

Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë çështje ai u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.