Këtë të hënë, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është thirrurnë Prokurorinë e Posaçme, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Burime për News24, bëjnë me dije se Belinda Balluku, të cilës i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, s’ka hyrë në ambientet e SPAK dhe se nuk do të paraqitet ditën e sotme.
Zv.kryeministrja, mësohet se ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit.
Dhe në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë.
Nëse Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë.

