U tha se mbështet “Foltoren” e Berishës, reagon deputetja demokrate Merita Bakiu

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në Krujë dhe mes të pranishmëve ishte dhe deputetja demokrate Merita Bakiu, për të cilën u tha se mbështet “Foltoren”.

Pas këtyre zërave, ka reaguar vetë Bakiu e cila u shpreh se ka qenë pjesë në takim me Berishën, sepse si demokrate dhe krutane nuk refuzon ftesën e asnjë demokrati.

Ajo tha se ka vetëm një parti dhe një Kuvend Kombëtar, ai i 18 dhjetorita, duke treguar se mbështet liderin e PD-së Lulzim Bashën.

Reagimi i Merita Bakiut:

“Mikpritja krutane të mos keqpërdoret nga askush”, deputetja e Krujës Merita Bakiu: “Një parti, një Kuvend”, Kuvendi Kombëtar i 18 Dhjetorit, ditë bashkimi.

Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përçarje:

Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqendrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim sëbashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të”, shkruan ajo./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 22:31