Një ditë më parë, cmimi për një litër naftë ishte 1.55 euro, ndërsa aktualisht çmimi i naftës për litër është 1.59 e në disa vende 1.58 euro
Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Një ditë më parë u raportua se kishte ulje të cmimit të karburanteve, por gjatë së premtës ky cmim vetëm se ishte rritur.
Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend.
Gjatë së enjtës cmimi për një litër naftë ishte 1,55 euro, ndërsa nje dite me pas litra e saj pafuhej 1.59 euro, e në disa vende 1 cent më pak.
E këtë luhatje të cmimeve qytetarët po e shohin si sfidë.
Përderisa në tregjet ndërkombëtare cmimi i naftës ka filluar të bie, në Kosovë nuk po ndodhë e njejta.
E njëri prej qytetarëve në Prishtinë këtë rritje po e arsyeton me situatën ku eshte perfshire rajoni dhe e gjithe Evropa.
Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdimisht permendet si nje factor qe ka ndikuar per rritjen e cmimeve per shume produkte.
E kjo situatë sipas njohësit të cështjeve ekonomike Safet Gërxhaliut, ka krijuar spekulacione tregtare.
Gërxhaliu tutje shton se duhet të ketë më shumë kontrolla në kompanitë e derivateve.
Ndryshe, çmimi i naftës në Gjermani është aktualisht 2.03 euro, në Zvicër dhe Greqi 2.05 euro, kurse ne vendet e tjera evropiane kryesisht me i ulet.
Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.
Ndër vendet e Ballkanit, cmimi i naftës në Gjermani është 2.03 cent, në Zvicër dhe Greqi 2.05 cent.
Çmimet më të larta janë vërejtur në Holandë, Norvegji dhe Finlandë. Në këto vende është 25-30% më e lartë se mesatarja evropiane.