Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen ndaj dy ushtarëve shqiptarë që mbrojtën objektin e Uzinës së Armëve në Gramsh teksa u sulmuan nga tre shtetas rusë të cilët dyshohet se janë agjentë të shërbimit sekret.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se dy ushtarakëve iu është garantuar mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë.
Postimi i plotë:
Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.
Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!