Mbrëmjen e kaluar në Vlorë u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Çajup Selimi, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur në lagjen “15 shtatori” të qytetit të Tepelenës.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktima është pronar i një biznesi shumice në këtë zonë.
Burimet bëjnë me dije se edhe në të shkuarën, viktima ka pasur konflikte për shkak të konkurencës në tregti.
Çajup Elezi u qëllua me breshëri me armë zjarri dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të shumta.
Konfliktet në të shkuarën:
Në vitin 2018 Selimi u përlesh me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Asokohe familjarët e tij do të deklaronin se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Megjithatë mbetet e paqartë nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të ndodhur tri vite më parë.
Çajup Selimi rezulton biznesmen në fushën e tregtimit të miellit me pakicë. Në ekstraktin e QKB-së thuhet se Selimi tregtonte edhe materiale ndërtimi, dhe artikuj të ndryshëm.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/