Deputeti demokrat Gazment Bardhi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë sqarim në lidhje me skandalin “McGonigal”.
Bardhi u shpreh se Rama duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër, por fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Siç e patë, erdhi foli 45 min nuk tha asgjë dhe iku. Cilido që priste përgjigje nga Rama, mori thjesht një lumë metaforash, sharjesh ndaj opozitës dhe asnjë sqarim mbi këtë vendim të drejtësisë amerikane.
Kur ngre akuza për kundërshtarët politik flet si prokuror, ndërsa kur ka akuza nga drejtësia amerikane thotë prisni drejtësinë amerikane.
Ai duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër. Ai fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës
Pranoi takimet, por nuk na tha ca ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI me Edi Ramën. Pse nuk kishte kaq dashuri me kryeministrin e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës. Çfarë i lidhte në këtë marrëdhënie speciale zyrtarin e FBI me kryeministrin shqiptar?!
Dy persona e kanë korruptuar agjentin e FBI, Deripaska dhe Edi Rama. Të dy me një qëllim të përdorin fuqinë e FBI kundër kundërshtareve politikë.
Ai sot u soll si i pandehur, zgjodhi të mos fliste për akuzat. /albeu.com