Ditën e sotme Ervis Martinaj, është shpallur i zhdukur.
Ka qenë familja e Ervis Martinajt, e cila ka kallëzuar në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë.
Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit, i cili ka pretenduar se nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
Xhaxhai ka treguar edhe një mesazh të fundit që ai i kishte dërguar miqve të vetë, ku I thoshte se kontrollet do të shpeshtoheshin.
“Kini kujdes se do ketë kontrolle”, ka qenë mesazhi i tij i fundit, sipas miqve të tij.
Kujtojmë se ai është në kërkim pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha më herët se Martinaj kishte porositur vrasjen e Endrit Dokles, e cila nuk u realizua kurrë.
Martinaj eshte ne kerkim pasi sipas deshmise se te penduarit te drejtesise Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat qe nuk u realizua.
Gjithashtu sjellim në kujtesë së kushëriri i tij Brilant Martinaj, së bashku me dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Edhe shumë miq të tjerë të tij janë vrarë, duke nxjerrë në pah armiqësitë e shumta të Martinajt.
Ka qenë fillimisht Santiago Malko, i cili u ekzekutua pas ngjarjes së Bllokut, më pas u ekzekutua Erigers Mihasi e në fund kushëriri i tij, Brilanti, së bashku me 2 miqtë e tij./albeu.com/