U shpall “Kec i Dajës”, vjen reagimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qenë një nga zërat më të fuqishëm gjatë kohës së pandemisë, duke ndarë herë pas here këshilla të vyera për shqiptarët.

Alimehmeti ka informuar me fakte mbi ndikimet e koronavirusit te trupi i njeriut si edhe masat që duhen ndërmarrë për përballimin e tij.

Përmes intervistave në studio televizive si edhe nga faqja e tij në Facebook ai ka informuar qytetarët pa përhapur frikë dhe ankth.

Nisur nga kjo, faqja satirike “Brryli Bradëay” i dha atij çmimin “Kec i dajes”, një vlerësim që bëhet për profesionistët e angazhuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe që kanë pëlqimin e këtyre të fundit.

Epidemiologu e ka pritur me kënaqësi këtë çmim duke bërë edhe një falenderim publike.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kesh shërbyer komunitetit tënd, pasi në mjekësinë komunitare dhe parandaluese pacienti është pikërisht komuniteti dhe shpesh feedback-u nuk është kaq evident”, shkruan mjeku në Facebook.

Postimi i plotë:

“Jam i opinionit se jeta ime i përket të gjithë komunitetit dhe, për sa kohë jetoj, është privilegji im të bëj për komunitetin çfarëdo që mundem.”

Cit.: George Bernard Shaw

Faleminderit përzemërsisht stafit dhe komunitetit të Brryli Broadëay1 për mirënjohjen komunitare të shprehur në portalin e tyre!

Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kesh shërbyer komunitetit tënd, pasi në mjekësinë komunitare dhe parandaluese pacienti është pikërisht komuniteti dhe shpesh feedback-u nuk është kaq evident.

Akoma më mirë do të jetë kur, shumë shpejt, komuniteti të mos ketë nevojë fare për ndërhyje, pasi tregon që kemi hyrë sërish në normalitetin që po presim aq shumë të gjithë.

Ju qofsha falë miqtë e Brryli Broadway1 !/albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 13:56