Në Tiranë po mbahet ceremonia e pritjes në nder të sportistes Luiza Gega.
Ceremonia po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, ku po marrin pjesë qindra persona.
Në Ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili i ka puthur duart sportistes dhe e ka ftuar në zyrën e tij.
Kujtojmë se Gega u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani./albeu.com/