U shoqërua në polici për drogë, arrestohet djali i Azem Hajdarit

Ditën e djeshme, në Elbasan, djali i  vogël Azem Hajdarit u shoqërua në komisariat pasi në makinën me të cilën po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, iu gjet drogë.

Sot policia e ka arrestuar atë dhe një 23 vjeçar që e shoqëronte.

Kujtojmë se në “Audi” u gjetën 5 doza të vogla të dyshuara si kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike,  dy aparate celular dhe automjeti.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 09:54