U shkarkua nga detyra? Edi Rama për Helidon Bendon: Dorëzoi dorëheqjen

Ditën e sotme është njoftuar se Drejtori Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, është shkarkuar nga detyra.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se Bendon nuk e ka shkarkuar por ai ka dorëzuar vetë dorëheqjen.

Kryeministri tha se Bendo ka dorëzuar dorëheqjen pasi do të vazhdojë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama në Facebook./albeu.com


Shtuar 23.12.2022 15:07