U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

Gjykata Administrative, ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.

I besuari i Erion Veliajt, Alban Dokushi, u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.


Shtuar 20.01.2026 12:43