U shkarku nga posti i kryetarit të grupit, reagon Alibeaj nga myftina e Elbasanit

Ish kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ishte sot në myftininë e Elbasanit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë ku sipas tij ja vlen të vlerësohet.

“Kjo është një ditë që ka shumë për ta vlerësuar, pas një muaji sakrifice”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët për situatën e brendshme në Partinë Demokratike dhe shkarkimin e tij si kryetar i grupit parlamentar nga Kuvendi i 30 prillit, Alibeaj nuk preferoi të bëjë komente, duke kërkuar ta lënë jashtë politikën në një ditë të tillë.

“Në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë. Në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë. Është e udhës që në festa të tilla, në këto ditë t’i lëmë shqiptarët veçse të gëzojnë”, u shpreh demokrati.

Në myftinë e Elbasanit ishte gjithashtu edhe deputeti Luçiano Boçi, i rreshtuar në krah të Sali Berishës.

Ai tha për gazetarët se nuk ishte në dijeni të vizitës së Alibeajt.

“Sot është një ditë feste, për politikën flasim 364 ditë. Bashkimi është një proces, shpresa është proces. Të gjitha duhet t’i shërbejnë së bashku. Nuk jam në dijeni që Alibeaj do të vijë këtu, tani po e marr vesh nga ju. Do të isha i gëzuar që bashkë me zotin Alibeaj, bashkë me kryetarin të isha këtu”, tha ai./albeu.com