U sfidua nga Florian Marku, Amir Khan-it të famshëm i vendosin armën në kokë dhe i grabisin orën (FOTO LAJM)

Boksierit të famshëm, Amir Khan, i kanë vendosur armën në kokë dhe i kanë grabitur orën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në momentin që ai kishte dalë për shëtitje me bashkëshorten e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë Khan, përmes një postimi në Tëitter.

Siç bën me dije Khan, ai me bashkëshorten e tij, Farial, po ecnin në Lejton, kur ai u ndalua nga dy burra, të cilët e ndoqën dhe i vendosën armën në kokë.

Ata i grabitën një orë që Khan kishte vendosur, e cila kushtonte 72 mijë paund dhe më pas u larguan.

Kujtojmë se Khan u sfidua publikisht nga boksieri shqiptar Florian Marku, pasi ky i fundit mundi britanikun me KO./albeu.com/