Në djalosh 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 26 maj në spital.
17-vjeçari i identifikuar si M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime. Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime.
Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes.
