Një incident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër.
Policia njofton shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes./albeu.com