U rrëzua aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë e moshuara në Korçë

Një 68 vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Korçë dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen numër 1 ndërsa policia njofton se viktima është shtetasja me iniciale J. N.

Njoftim policie

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen./albeu.com


Shtuar 30.11.2022 16:58