U rrëzua aksidentalisht, humb jetën 55-vjeçari në Mirditë

Shtetasi Nikolin Gega ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”.

Bëhet me dije sa ngjarja ka ndodhur në Mirditë, saktësisht në njësinë administrative Orosh.

“55-vjeçari, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes./albeu.com