Pasi ministria refuzoi kërkesën e studentëve për t’i rimbursuar me 100 euro çdo muaj, ata kanë lajmëruar se ditën e nesërme në orën 10 do jenë para këtij institucioni për të bërë deklaratën rreth përgjigjies.
“Nesër ora 10:00 ne studentët do të jemi para Ministrisë së Arsimit për të bërë deklaratën rreth përgjigjies që kemi marrë për peticionin që depozituam pranë Kryeministrisë, ministrisë së arsimit që studentët të rimbursoheshin me vlerë 100€ çdo muaj”-thuhet në njoftim.
Kujtojmë se sot, në përgjigjen e kthyer kundrejt studentëve, ministria thekson se janë ezauruar të gjitha mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët, ndërsa shton se janë përkrahur të gjithë nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore.