U raportua për të shtëna me armë, rezulton alarm i rremë

Mëngjesin e sotëm u raportua për të shtëna me armë në Shkodër, por mësohet se ka qenë alarm i rremë.

Shërbimet e Policisë pas lajmit për të shtëna armës në afërsi të Gjykatës së Apelit, kanë bërë krehjen e zonës, dhe ka rezultuar se nuk ka asnjë ngjarje të tillë.

Policia bën me dije se nuk ka as të shtëna me armë dhe as të lënduar. Krehja e zonës vijon, për të zbardhur telefonatën që rezulton deri më tani e pavërtetë, pasi ka pasur vetëm  një konflikt mes dy bashkëshortëve që po shoqërohen në komisariat për sqarime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 08:39