14-vjeçarja e cila u raportua e humbur nga familja e saj në Durrës është gjetur pas disa orësh kërkime në Tiranë. Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bashkuar me familjen.
Lajmi për gjetjen e saj është bërë me dije nga e ëma e saj. Ende nuk dihen shkaqet e largimi të saj nga banesa, ndësa policia po heton më shumë mbi rastin.
