Disa ditë më parë u raportua për një 56-vjeçare të humbur në Vlorë. Ajo vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe dyshohej se ishte mbytur në lumin Vjosë. Sot u gjet trupi i saj i pajetë në lumë dhe është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com