U qëllua me armë zjarri në Gjykatën e Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Ka ndërruar jetë prej plagëve të marra gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bënë me dije se Kalaja ka ndërruar jetë në spital prej plagëve që kishte marrë në trup.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Gjon Shkëmbi, i cili dyshohet se ishte në konflikt me Kalanë për çështje pronësie.

Përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit, nga autori i armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir.

Njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 6.10.2025 16:20