Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i mbrëmjes së kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar drejt një mjeti tjetër. Drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një bordurë.
Pas të shtënave, shënjestra ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia mësohet se ndodhet në vendngjarje ndërsa automjeti i shënjestrës ka marrë të paktën 5 plumba në pjesën e pasme.
Paraprakisht raportohet se konflikti ka nisur për motive banale që në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit për çështje parakalimi me makinë, ndërsa zyrtarisht ky motiv nuk është i konfirmuar nga policia.


