U pushtua nga Rusia që nga data 2 mars, flamuri ukrainas ngrihet sërish në Kherson (FOTO LAJM)

Kryetari i qytetit të pushtuar nga Rusia të Khersonit , Ihor Kolykhaiev, në Ukrainën jugore, ka postuar fotografi të një flamuri të gjatë ukrainas të mbështjellë në murin e bashkisë.

Forcat ruse zakonisht ndodhen në bashkinë e qytetit, por nuk duket se kanë ndërhyrë.

Ka pasur disa protesta nga civilët ukrainas në sheshin ku ndodhet ndërtesa që kur forcat ruse u zhvendosën në Kherson.

Fotografitë tregojnë punëtorët në një vinç duke montuar flamurin e ri.

“Në natën kur u granatua këshilli i qytetit, teli që mbante flamurin tonë kombëtar u dëmtua. Dhe vetë flamuri duhej të ishte zëvendësuar shumë kohë më parë — ishte zbehur dhe gërryer,” tha Kolykhaiev në një postim në Facebook.

“Sot gjetëm një mënyrë për ta zëvendësuar atë. Paçi një ditë të mbarë, qyteti im Hero,” shtoi Kolykhaiev.

Shtuar 24.03.2022 13:10