U procedua për incidentin në Vorë, reagon Flamur Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit. Policia ia njeh mirë skedën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetin social në Facebook, ndaj procedimit të tij penal nga policia e Tiranës, për akuzën me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Noka thotë se personi me të cilin u përball në qendrën e votimit në Vorë është Xhoni Asllanaj.

Sipas Nokës ai është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

“Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.  Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”, thotë Noka.


Shtuar 11.05.2025 19:03