“U preu krahët Çapjave” Artan Hoxha: Marokenët e vranë Bledar Muçajn se ishte “bankomat” i klanit elbasanlli

Autorët që ekzekutuan në Belgjikë, Bledar Muçën, mikun e ngushtë i Florenc Çapjas, dyshohet se janë marokenë.

Lajmin e bëri të ditur gazetari investigativ Artan Hoxha.

“Dyshohet se autorët të jenë marokenë. Ideja është se vrasësit mund të mos kenë lidhje direkte por të jenë të kontaktuar për ta bërë këtë gjë. Dyshimet janë se autorët janë marokenë. Veprimet hetimore janë ende në fazën fillestare”, tha Hoxha.

Ndryshe Bledar Muça njihej me nofkën bankomati, pasi ishte personi kyç që sillte të ardhura për Çapjat. Sipas gazetarit me vrasjen e tij i janë prerë krahët grupit, duke e konsideruar Bledarin më të rëndësishmin e klanit të Çapjave.

“Goditja e klanit Çapja ishte arritje e madhe e policisë. Bledar Muça njihej edhe me nofkën si bankomati, ishte i  riu që prodhonte të ardhurat për klanin, që kishte njohjet. Ishte njeriu që sa herë hynte dhe dilte nga Shqipëria lëvizte me pasaportë britanike, ndërsa kur është vrarë i është gjetur pasaporta bullgare. Imagjino sa e vështirë është të gjurmosh personazhë të tillë. Muça është personazh shumë i rëndësishëm dhe kjo është goditje shumë e rëndë për grupin. Ai siguronte fitimet që vinin nga trafiku në Britani. I është dhënë goditje shumë e rëndë klanit. Është e përmasave të vrasjes së Arjan Spahiut. Dhe ai ishte njeriu që sillte të ardhurat. Pjesëtar i një prej grupeve të tjera që janë goditur në Elbasan. Sulmi ndaj Bledarit ka pasur qëllim të godasë njeriun kryesor që sillte të ardhurat për të përballuar dhe shpenzimet gjyqësore dhe për të mbajtur pjesën tjetër në aktivitet të organizatës dhe për të përballuar sulmet që i vinin ndaj kundërshtarëve”, tha gazetari.

Muça bashkë me Florenc Çapjan, të dy emra të njohur për policinë dhe të përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, kryesisht në Elbasan, kanë ikur në Dubai së bashku.

“Unë kam një vit që kam sjellë fakte dhe nëse do ishin marrë parasysh nga autoritetet ai do  gjendej i gjallë. Familja e Bledar Muçës është në Dubai. Ai është larguar me Florenc Çapjan atje. Çapja është në masë sigurie në emiratet e bashkuara. Në ngarkim të Bledar Muçës së fundmi s’ka pasur urdhër arresti, edhe pse vitin e shkuar aksidentoi një gardian burgu. Por s’pati përgjegjësi sepse rezultoi se gardiani ishte i dehur dhe i kishte prerë rrugën”, shtoi gazetari Hoxha.

Bledar Muça u ka shpëtuar më herët 5 atentateve. Gazetari Hoxha ka deklaruar se atentati i fundit i dështuar ka qenë para 5 muajsh në shtëpinë e tij, në të njëjtin vend ku është ekzekutuar 2 ditë më parë.

“Muça u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Muça është qëlluar para banesës, s’ka pasur armë kur është vrarë. Ka pasur një tentativë tjetër për atentat para 5 muajsh, në atë rast atentatorët kishin ndjekur makinën, por u  ishte larguar nga sytë dhe pasi kanë gjetur makinën në garazh kanë parë një preson tjetër duke drejtuar makinën pra nuk ishte Bledar Muça, ata kanë marrë kokainën në makinë dhe janë larguar duke mos e vrarë personin”, përfundoi Hoxha./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 11:07