Efektivi i policisë Jeton Lami është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.
Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se ai ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, kur zhvillohej operacioni “Plumbi i Artë”.
Oficeri ka shkelur rëndë detyrën e tij dhe kjo është arsyeja për të cilën është prangosur.
Jo vetëm agjenti Jeton Lami, por Ervis Martinaj dyshohet se u përkrah dhe nga policë të tjerë.
Ndërkohë priten hetime më të thelluara që do të çojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./albeu.com/