Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku mbeti i plagosur Ledovik Syziu, 47-vjeç . Megjithëse nuk ka asnjë precedent penal, burime nga policia bëjnë të ditur se Ledovik Syziu, 47-vjeç njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për të cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit, ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës.
Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin, për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë pasur i plagosuri.
Ky shtetas, njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.