Detaje të reja të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Rinas, ku viktimë mbeti Muçi Shaljani dhe i plagosur mbeti Gilmando Dani. Shaljani, i njohur dhe me mbiemrin Sheqeri, ka marrë 20 plumba në trup, dy prej të cilave në kokë. Detaje të reja janë zbuluar edhe sa i përket gjendjes shëndetësore së Sheqerit. Siç raportohet, agjenti i AMP, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me sa duket ende plumbat janë në trupin e tij dhe mjekët nuk kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga zona e kokës.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.
