Mbrëmjen e djeshme në Vlorë, 27-vjeçari Rildi Koçja ka plagosur me thikë kunatin e tij 30-vjeçarin Albion Braushi dhe vjehrrin e tij Xhevdet Braushi 62 vjeç.
Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari sot është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet mirë, ndërsa i ati i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, një orë pas ngjarjes, autori i dy plagosjeve u arrestua nga policia
Autori dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmbë./albeu.com