Është nisur me helikopter nga Pogradeci drejt Tiranës 47-vjeçari Përparim Shkullaku, i cili u qëllua këtë pasdite me çifte nga babai i tij, Agim Shkullaku.
Bëhet me dije se Përparim Shkullaku ndodhet në gjendje kritike dhe është nisur nga spitali i Pogradecit për ndihmë më të specializuar drejt Traumës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti djali, Përparim Shkullaku, në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, Agim Shkullaku, ndërsa ky i fundit ka marrë çiften dhe e ka plagosur.
Policia bën me dije se 83-vjeçari është shoqëruar në komisariat.
Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.
Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.
Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.