11 punonjësit e Agjencisë së Kadastrës në Lezhë kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendimin e shkallës së parë për pezullimin e tyre nga detyra, pasi janë vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjyqësor.
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lezhës, në një deklaratë të përbashkët të shpërndare për mediat, zyrtaret e Kadastrës e konsiderojnë të paligjshëm nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjyqtari Renis Sheshi, duke akuzuar prokurorinë për fshehje të vendimi të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilat pretendohet që Kadastra nuk vepruar.
Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti, pasi sipas prokurorisë nuk zbatuan vendimin e Gjykatës për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.