U përpoq të festonte si Ronaldo, përfundoi në spital

Nuk ka dyshim se festa e famshme e Cristiano Ronaldos nuk është për gjithkënd. Këtë e ka dëshmuar një lojtar amator.

Gjatë një ndeshjeje të futbollit të vogël, njëri nga lojtarët që ka pasur peshë të shtuar e ka konvertuar në gol një penallti.

Ai deshi ta festonte golin duke imituar festimin “Siu” të superyllit të Manchester Unitedit. Mirëpo, kur ka kërcyer dhe ka rënë poshtë e ka lënduar këmbën dhe është dashur intervenimi mjekësor.

E gjithë situata është xhiruar, ndërsa ka pasur fund të lumtur, pasi lojtari e ka ngushëlluar veten me një pica dhe një birrë.

Kujtojmë se festimi “Siu” i Cristiano Ronaldos daton që nga koha e tij te Real Madridi.


Shtuar 8.03.2022 22:03

Tags: