“U përplasën me rojet e sigurisë për …”, Artan Hoxha sjell detaje nga operacioni i fundit i RENEA-s në Elbasan për kapjen e Suel Çelës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i fundit i forcave RENEA në qytetin e Elbasanit, ku kishte shkuar për të arrestuar të shumëkërkuarin Suel Çela.

I ftuar në Euroneës, Hoxha tha se operacioni i funditi RENEA-s u bë në fshehtësi të plotë, me qëllim që të kapnin në befasi Suel Çelën, poredhe këtë herë nuk pati asnjë rezultat.

Ai thase gjatë operacionit ka patur dhe një përplasje mes forcave RENEA dhe rojeve të sigurisë së trgu në Elbasan, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, babait të Suelit.

Operacioni i fundit ishte një lëvizje e kryer nga RENEA që ndryshe nga herët e tjera që hynë njëherë në Elbasan dhe shkonin në bizneset e familjes Çela, këtë herë kanë shkuar përmes tunelit dhe kanë ndjekur një rrugë tjetër në mënyrë që të mos binin në sy dhe kanë dashur ta zënë në befasi. Ka pasur një debat të fortë me rojet e sigurisë në hyrje të tregut ku ka pasur një konfrontim fizik, dhe janë goditur nga policia. Është hyrë me forcë, është kontrolluar për 6 orë tregu dhe banesa e Çelës. Është menduar se mund të ketë ndonjë tunel të nëndheshëm, janë përdorur deri edhe pajisje speciale për t’u bindur që Suel Çela nuk ishte aty”, tha Hoxha.

/AlbEu.com/


Shtuar 13.04.2023 19:33