U përplas për vdekje nga makina brenda oborrit të saj, kjo është 25-vjeçarja që priste të nisej drejt Anglisë

Dditën e sotme në Tiranë një vajzë është përplasur për vdekje nga një makinë në oborrin e saj.

Kjo është Marjana Sahitaj, 25-vjeçarja, e cila kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli.

Marjana ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria por ëndrra e saj u pre kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës ku ka goditur të renë.

Sahitaj u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka bërë të ditur se shoferi i mjetit është vënë në pranga si dhe shton se ai dyshohet se kishte konsumuar lëndë narkotike në momentin kur ishte në timon./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 13:43