Një aksident i rëndë mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durrës, i mori jetën 22 vjeçares Erisa Aliaj, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Për shkak shpejtësisë dhe forcës së madhe goditëse nga ana e mjetit, 22-vjeçarja u përplas dhunshëm në trotuar.
22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë sot policia njoftoi se e reja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili është identiikuar si Indrit Uka, 24 vjeç. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.