Një pilot amerikan ka ndërruar jetë pasi është përplasur gjatë një misioni misterioz në shkretëtirën e Kalifornisë.
Lajmin e bëri të ditur Marina Amerikane, e cila konfirmoi sot se një avion i tyre FA-18E Super Hornet ishte përplasur pranë Trona.
Rrënojat e mjetit u gjetën rreth 230 milje në juglindje të bazës ajrore të Lemoore, në Kaliforni.
Në incident nuk u lënduan civilë apo njerëz të tjerë.
Identiteti i pilotit do të zbulohet pas 24 orësh, tha marina amerikane.
Në një deklaratë zëdhënësi tha: “Një avion gjuajtës tip F/A-18E Super Hornet i bazës ajrore të Lemoore, në afërsi të Trona, u perplas dje më 3 qershor rreth orës 2:30 pas dite.
“Eshtë konfirmuar vdekja e pilotit por identiteti i tij do të zbulohet më vonë deri sa të njoftohen famijarët”.
Kujtojmë se baza ajrore e Lemoore është një nga më të rejat dhe më të mëdhatë për avionët në SHBA, ku stacionohen skuadronët mbrojtës të Flotës Anësore të Paqësorit.