Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një kamion është përplasur me trenin e linjës Vore-Shkodër.
Aksidenti erdhi si pasojë e mungesës së postbllokut ose rojeve hekurudhore.
Treni u vendos në qarkullim ditën e sotme, pas më shumë se dy vitesh të mungesës së lëvizjes së trenave.
Ndërkohë shoferi i kamionit, Dashamir Mija, mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni që treni ishte vënë në qarkullim dhe është treguar i shkujdesur kur ka kaluar mbi shina.