U përplas me automjetin e francezit dhe u largua nga vendngjarja, vihet në pranga 23-vjeçari

Policia e Lezhës, ka vënë në pranga 23-vjeçarin, i cili aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.03.2024 10:24