U përmend në audio-përgjim, Ilir Meta takohet me “snajperin” bardheblu Sulejman Mema (FOTO LAJM)

Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme ish-yllin e bardh e bluve Sulejman Mema.

Mema ka qenë ish-lojtar, kapiten dhe drejtues i skuadrës së Tiranës.

Meta ka shprehur konsiderata të larta për ish-lojtarin dhe sipas tij ai është frymëzim për të rinjtë.

Takimi erdhi pas përmendjes së emrit të tij në audio-përgjimin e FSHF-së.

Postimi i plotë i Metës:

“Me Sulejman Memën snajperin e bardhë e bluve, që gjithë jetën ia ka kushtuar sportit.

Mirënjohje Familjes së madhe Mema, që breza të tërë i ka shërbyer sportit dhe futbollit në veçanti për të arritur majat më të larta.

Mirënjohje edhe të gjithë trajnerëve dhe drejtuesve të sportit shqiptar, që pavarësisht sakrificave të jashtëzakonshme, nuk ndalen se frymëzuari dhe edukuar brezat e rinj me vlerat më të mira sportive./albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 13:50