U përfol se ishte zgjedhur kandidat për Bashkinë e Tiranës, reagon pedagogu Ermal Hasimja: Nuk kam marrë ende një propozim zyrtar

Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar para pak çastesh për lajmet që përflitnin emrin e tij si kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës. Me anë të një postimi në platformën Facebook, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar për propozimin, por thekson gjithashtu se deri tani nuk ka marrë një vendim zyrtar dhe kur kjo të ndodhë.

Më tej pedagogu vlerëson dhe dy emrat e tjerë të propozuar, Florian Hackaj dhe Edlira Çepani, të cilët thotë se i vlerëson dhe se janë kandidatë të shkëlqyer të opozitës.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim. Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shkruan Hasimja.


Shtuar 1.10.2025 16:43