U paraqit në spital me plagë, 37-vjeçari refuzon të tregojë të vërtetën në polici/ Detaje

Fabiel Xhindi, është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar. I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri mes të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.

Njoftimi:

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37-vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.


Shtuar 7.12.2025 09:49