U paraqit në SPAK, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu nën hetim për shpërdorim detyre

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu,  është paraqitur  në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Mësohet se Ndreu, është thirrur si person nen hetim për “Shpërdorim detyre”.

“U thirra në cilësinë e personit nën hetim. Do paraqitem gjithnjë kur të më kërkojnë të më kërkojnë t’i sqarojmë gjërat. Është një proces politik po më hetojnë për ‘shpërdorim detyre’”, u shpreh ai.


Shtuar 10.07.2024 11:40