U padit nga PS, Nallbati në SPAK: Nuk qëllova njeri, në Parlament ndodhin gjëra më të turpshme!

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ditën e sotme, 6 nëntor, është paraqitur në SPAK, pasi në seancën parlamentare të 30 tetorit, tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina.

Pas daljes së tij nga SPAK, Nallbati tha për mediat se nuk kishte qëlluar asnjë person.

“Nuk kam qëlluar njëri, shkova të merrja kartën dhe atje shtymë njëri-tjetrin”, tha Nallbati.

“Më tërhoqi dhe e tërhoqa. Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme se kaq. Në parlament po vidhen çdo ditë qytetarët”, deklaroi ndër të tjera ai.

Nallbati është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend.

Elvin Gogaj është prokurori që po heton çështjen.

Ai ka urdhëruar sekuestrimin pamjeve për të parë dinamikën se si ka ndodhur konflikti mes dy deputetëve./albeu.com


Shtuar 6.11.2023 09:51