Një burrë arriti të mbijetojë nën rrënoja sëbashku me djalin e tij për 56 orë pas tërmetit apokaliptik që goditti Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit.
Burri ka rrëfyer për Anadolu se ai nuk e kishte kuptuar për sa kohë kishte qendruar nën rrënoja, ku ndohej sëbashku me djalin e tij.
Yer: Adıyaman. Askerlerimiz tarafından enkaz altından ağzında sigara ile kurtarılan yaşlı bir adam, tüm ısrarlara rağmen sigarayı bırakmadı. pic.twitter.com/vUQm6Zr7KR
— Trajikomik Haber (@TrajikomikNews) February 8, 2023
Ai tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte pirë duhan.
Ndërkohë që burri dhe djali mbijetuan, nuk patën të njëjtin fat guraja dhe vajza e tij, të cilat u nxorën të pajeta nga godina që ishte e shembur komplet.
“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja… Kisha duhan me vete, po dredhja një cigare dhe pija duhan”. Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend. Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët e tij. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat me cigaren në gojë. Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë. Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, rrëfeu burri.
/AlbEu.com/