U ndje keq teksa merrte pensionin, ndërron jetë i moshuari në Pogradec

Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi u ndje keq teksa ishte duke marrë pensionin.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.

Sipas policisë, 72-vjecari ka qenë në radhë se bashku me pensionistë të tjerë në pritje për të tërhequr pensionin mujor, por nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore

Ngjarja ndodhi në zyrën postare pranë stadiumit të Pogradecit.

I moshuari me inc. I. F u transportua në morgun e spitalit.

Sipas policisë, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 


Shtuar 11.01.2024 11:27